Projekte

cp1

PROJEKTE

Enternal Group ka përfunduar me sukses projekte të rëndësishme për vëndin tonë, kjo është arritur nëpërmjet profesionalizmit, dhe perkushtimit tonë ,si dhe synimit për zhvillimin dhe ngritjen e vazhdueshme.

Sistemi i thatë me bazë Gipsi i materjaleve Knauf i aplikuar në projektet më të rëndesishme që ne kemi realizuar ka ndihmuar dukshëm performancën dhe suksesin tonë në realizimin e tyre.

Ndër projektet  më të rëndësishme mund të përmendim:

 

CITY PARK

CityPark eshtë një qendër tregëtare në Tiranë e vendosur në autostradën Tiranë-Durrës. Citypark është një nga qendrat më të mëdha tregëtare në Shqipëri me 180 dyqane, Hipermarket, pistë për ski dhe shumë zona argëtimi. Ajo ndodhet 12 km nga Tirana në drejtim të Durrësit. Ndërtimi i Citypark kapi një vlerë rreth 80 milionë eurosh me sipërfaqe ndërtimi prej 111,000 m2 dhe 3,000 vende parkimi. Kompania Enternal ka realizuar të gjitha punimet e brendshme dhe fasade të saj.

 

ABA BUSINESS CENTER

ABA Business Center është ndërtesa më e lartë në Shqipëri deri më tani e cila është 83 m, përbëhet nga 21 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntoksore. 3 nivelet (katet) nën tokë përbëhen nga Parkingu për makina. 3 katet e para përdoren për “Shopping”, kati i 4 është hapësira ushqimore, kati i 5 përmban palestër dhe Qendrën e menaxhimit. Gjitha katet tjera deri tek tre katet më të larta përbëhen nga zyra. Niveli në krye ka një restorant prej ku ka pamje në gjith qytetin. Dy kate nën të janë apartamente. Enternal ka realizuar punimet e brendshme te saj.

 

AMBASADOR 3

Me investitor Mane TCI, Ambasador 3 është një rezidencë si jo më parë në Shqipëri e dizenjuar për të ofruar shumë lehtësira në mënyrën e të jetuarit. I pozicionuar në një nga zonat më prestigjoze dhe shumë afër qendrës së Tiranës dhe Parkut të Liqenit, ku duke bere vetëm pak metra mund te shijoni nje ecje apo vrapim në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër të këtij parku. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 32000 m2 dhe aty do të përfshihen 4 kate parkimi nëntokë, 1 kat ambiente tregtare (kati i parë) dhe 20 kate ambiente banimi.

 

ROLLING HILLS

Nje projekt tjetër ambicioz është edhe një kompleks vilash ne zonën e Petreles. “Rolling Hills Luxury Residences” do të jetë një komunitet i rrethuar luksoz, më i miri dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri i realizuar me shoqëri projektimesh prestigjoze e profesioniste. Sipërfaqja e kompleksit është 212,000m2, kurse sipërfaqja e ndërtimit është 40,000m2. Kompleksi ka 122 vila luksoze, një club house, 1 park prej 17,565m2 dhe sipërfaqe të tjera të përbashkëta argëtimi.

 

Për projektet e tjera duhen të shikohen tek faqa e vjeter: