ENTERNAL “SOCIAL MEDIA”
Revista “Psikostil” është një revistë sociale, e projektuar në ndihmesë të individit, duke synuar integritetin e tij social.
Në këtë revistë japin kontributin e tyre profesional, social-kulturor një staf i kualifikuar, nën udhëheqjen e një bordi profesionist dhe të kualifikuar në fushën e Psikologjisë dhe Sociologjisë si z. Luan Hajdaraga, z. Theodhori Karaj, z. Edmond Dragoti, znj. Fleura Shkëmbi dhe znj. Ermira Danaj.
Temat që ngrihen në këtë revistë, projektohen t´i vijnë në ndihmë individit në përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së tij sociale dhe kulturore. Revista mund të gjendet si online po ashtu edhe në treg ne te gjithë pikat e shitjes së të gazetave dhe revistave.
ENTERNAL GROUP gjithashtu në kuadrin e përmiresimit, integrimit, dhe zhvillimit të individit mbështet projektet e realizuara nga QËNDRA SHQIPTARE PËR PSIKOTERAPI POZITIVE.
Keto projekte kanë si synim ndihmesën profesionale sociale-psikologjike të individit.
Për më tepër info https://www.facebook.com/