Puna jonë sot, është imazhi i vendit nesër

presidenti

Enternal sot pas 19 vitesh eshte lider ne fushen e ndertimit kryesisht ne interiore dhe exteriore, duke i realizuar me profesionalizem dhe standart te larte deri ne detaje. Per me shume flasin punet tona si City park, Teg, Aba Business Center, Ambasador 3, Kompleksi I vilave Rolling Hills, Hotel Sheraton, Aeroporti Nene Tereza, Muzeu Ikonografik Tirane etj.

Te jesh sot i sukseshem ne biznes nuk eshte me rastesi, por komunikim i hapur dhe perkushtim I vazhdueshem, ne forcimin e vlerave baze te biznesit, shoqerise dhe individit ne vecanti. Vlera te cilat duhet ti shohesh me shume Prioritet dhe respekt pasi mbi bazen e tyre do te ngrihet Biznesi, i cili eshte kaq I brishte dhe i ndjeshem ndaj faktoreve te ndryshem si; kerkesat e tregut, standarti, sjellja e risise, profesionalizmi, shpejtesia ne zbatim, realiteti ku punojme, permbushja e objektivave etj. Ne punojmë në kuadër të përmirësimit të jetës dhe zhvillimit të komunitetit, mbrojtjes së ambientit, pasurimit kulturor dhe edukimit kudo qe jemi të pranishëm.

Planet tona të biznesit janë të përqëndruara drejt zhvillimit të ideve të reja duke siguruar prosperitet për komunitetin dhe rritjen e mëtejshme të grupit tonë. Ne i kemi projektuar investimet tona drejt ofrimit të cilësisë dhe garantimit të zhvillimit. Çdo ditë punojmë për të vendosur standarde cilësore në industri, në produktet tona, shërbimet, dhe manaxhimin e shoqërive. Performanca jonë në vazhdimësi rrit dhe përforcon lidhjet që ne kemi me klientët, partnerët, komunitetin dhe grupet e tjera të interesuara. Grupi Enternal është në zhvillim dhe në rritje të vazhdueshme si pasojë e investimeve dhe projekteve të deritanishme që kanë rezultuar të suksesshme. Edhe në vazhdimësi synojmë të ruajmë të njëjtën ecuri të suksesshme duke u zhvilluar më tej cilësisht, duke u përfshirë edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë dhe duke zgjeruar gjeografikisht shtrirjen e Grupit Enternal.

Profesionalizmi, Cilesia, Korrektesia, Vetedisiplina dhe Permiresimi i vazhdueshem jane celesi i suksekit tone.

Motoja jone eshte: Puna jone sot, eshte imazhi i vendit neser ndaj duhet te kujdesemi qe te ndertojme nje te ardhme te sigurt dhe te mire per femijet tane.

 

Uroj qe edhe ju te gjeni rrugen dhe celesin tuaj te suksesit.

 

Me respekt,

Eduart Ibrahimi

PRESIDENT -CEO ENTERNAL