Njoftime

Kerkohet Drejtues Teknik

PERGJEGJESITE:

  Përgatitjen, rishikimin dhe aprovimin e politikave të Menaxhimit të Cilësisë, si dhe procedurave përkatëse në departamentin teknik.

  Siguron implementimin e Manualit Teknik dhe të procedurave, instruksioneve, formularëve.

  Menaxhimi e një ose më shumë projekteve, duke iu përmbajtur qëllimit, cilësisë, kohës, kostos dhe

kërkesave të Investitorit.

  Hartimin e buxheteve, kost raporteve, grafikut të punimeve, të projekteve të reja.

  Azhornimin e buxhetit vjetor të projekteve në tërësi.

  Monitorimi dhe aprovimi i kost raporteve, realizimit të grafikut të punimeve, grafikut të prokurimeve, dhe

buxhetit te projektit.

  Analiza tekniko – financiare të projekteve.

  Kontrollon dhe miraton situacionet përmbledhëse mujore.

  Koordinimi i përgjithshem i projekteve të kompanisë, të burimeve njerëzore, mjeteve, makinerive.

  Koordinimi dhe aprovimi i kushteve të garancisë, afateve, shtojcave, penaliteteve etj.

  Koordinimi dhe sigurimi i respektimit të kontratave në të gjitha kantieret e ManeTCI.

  Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nëse janë në perputhje me principet teknike dhe

standartet dhe specifikimet e përcaktuara në projekt.

  Koordinon punën për përgatitjen e dokumentacioneve tekniko—ligjore për objektet.

  Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij.

  Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punës dhe bën

  vlerësimin e performancës.
  Detyra të tjera që i ngarkohen.

KERKESAT:

  Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri ndertimi.

  Eksperiencë disa vjecare si Drejtues Teknik, Projekt Menaxher në menaxhimin e disa projekteve.

  Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

  Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe

manualet teknike.

  Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.

  Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me

shkrim, përgatitje raportesh etj.

  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte

avantazh)

  Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.

  Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc.)

  Të ketë të drejtën ligjore si Drejtues Teknik.