PRAKTIKA PER STUDENTET
Enternal Group ofron praktika profesionale me kohë të plotë apo të pjesshme për ata studentë që kanë dëshirën dhe plotësojnë kushtet e shoqërive të Grupit. Praktika profesionale për ne është një kontribut real që japim për edukimin dhe këshillimin e specialistëve dhe profesionistëve të ardhshëm. Në këtë mënyrë kryejmë një prej misioneve që i kemi vënë vetes, për të kontribuar në komunitet. Ne jemi vendi ku të rinjtë mund të shikojnë si zbatohen dijet e marra gjatë studimeve universitare. Mundësia për praktikë profesionale i ofrohet vetëm atyre studentëve që do të tregojnë se kanë dëshirën dhe përkushtimin për të përfituar nga përvoja e stafit të shoqërive të Enternal Group. Gjatë praktikës studentët do të kenë mundësi të njihen nga afër me të gjitha “ingranazhet” që bëjnë të mundur funksionimin e një biznesi.