Projekte ne proces

ROLLING HILLS RESIDENCE ME INVESTITOR MANE TCI
Nje projekt tjetër ambicioz është edhe një kompleks vilash ne zonën e Petreles. "Rolling Hills Luxury Residences" do të jetë një komunitet i rrethuar luksoz, më i miri dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri i realizuar me shoqëri projektimesh prestigjoze e profesioniste. Sipërfaqja e kompleksit është 212,000m2, kurse sipërfaqja e ndërtimit është 40,000m2. Kompleksi ka 122 vila luksoze, një club house, 1 park prej 17,565m2 dhe sipërfaqe të tjera të përbashkëta argëtimi.

• AMBASADOR 3 ME INVESTITOR MANE TCI
Një rezidencë si jo më parë në Shqipëri e dizenjuar për të ofruar shumë lehtësira në mënyrën e të jetuarit. I pozicionuar në një nga zonat më prestigjoze dhe shumë afër qendrës së Tiranës dhe Parkut të Liqenit, ku duke bere vetëm pak metra mund te shijoni nje ecje apo vrapim në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër të këtij parku. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 32000 m2 dhe aty do të përfshihen 4 kate parkimi nëntokë, 1 kat ambiente tregtare (kati i parë) dhe 20 kate ambiente banimi. Ndërtesa do të numëroje rreth 155 apartamente banimi dhe 123 vende parkimi, ku sipërfaqja e apartamenteve 1+1 dhe 4+1 do të variojë nga 95.00 - 245.000 m2.
DATA Com, Investitor Gener 2
Qendra kombëtare e ruajtjes së të dhenave kompjuterike (IT) me qendër në Kashar në një siperfaqe rreth 3000 m2. Punimet e brendshme po realizohen nga Enternal.

GODINA TOP-CHANNEL ME INVESTITOR TOP CHANNEL
Godina e Televizionit kombetar Top Channel në Kashar, me rreth 6000 m2 ndërtim e cila do të përdoret për studio televizive dhe zyrat e kompanisë. Të gjitha punimet e brendshme po realizohen nga Enternal.