Projekte te realizuara

 

City Park

CityPark eshtë një qendër tregëtare në Tiranë e vendosur në autostradën Tiranë-Durrës. Citypark është një nga qendrat më të mëdha tregëtare në Shqipëri me 180 dyqane, Hipermarket, pistë për ski dhe shumë zona argëtimi. Ajo ndodhet 12 km nga Tirana në drejtim të Durrësit. Ndërtimi i Citypark kapi një vlerë rreth 80 milionë eurosh me sipërfaqe ndërtimi prej 111,000 m2 dhe 3,000 vende parkimi. Kompania Enternal ka realizuar të gjitha punimet e brendshme dhe fasade të saj.

 

ABA Business Center, Investitor Gener 2

ABA Business Center është ndërtesa më e lartë në Shqipëri deri më tani e cila është 83 m, përbëhet nga 21 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntoksore. 3 nivelet (katet) nën tokë përbëhen nga Parkingu për makina. 3 katet e para përdoren për "Shopping", kati i 4 është hapsira ushqimore, kati i 5 përmban palestër dhe Qendrën e menaxhimit. Gjitha katet tjera deri tek tre katet më të larta përbëhen nga zyra. Niveli në krye ka një restorant prej ku ka pamje në gjith qytetin. Dy kate nën të janë apartamente. Enternal ka realizuar punimet e brendshme te saj.

 

Coin

Qendra tregtare Coin tregton firmat me te njohura te fashion-desing te nje cilesia te larte. Ajo ndodhet ne objektin e Aba Business Center. Te gjitha punimet e brendshme jane realizuar nga Enternal..

 

 

 

 

 

TEG

Pas suksesit të padiskutueshëm të qendrës së parë tregtare, Mane TCI po finalizon projektin e qendrës tregtare më të madhe në Shqipëri, Tirana East Gate (TEG). Qendra ka një sipërfaqe totale 95,700m2 dhe eshtë projektuar të jetë me dy kate. Në të do të përfshihet ndërtimi i rreth 1,500 vende parkimi nëntoke dhe mbitokë, ambiente argëtimi, restorante, supermarkete. Perreth TEG do te ndertohen nje sere godinash me funskione te ndryshme, si kinema, restorante, spa, hotel etj. Ky kompleks së bashku me qendrën tregtare do të përbëjë TEG PARK.

 

ETC

Qendra Tregtare Galeria ka hapur dyert e saj për herë të parë për klientët më 16 Prill 2006. Që nga kjo datë, kjo qendër vazhdon ti shërbej klientëve të saj duke qënë pika e referimit për shoppingun në qytetin e Tiranës.Në zemër të qytetit, me më shume se 70 dyqane, ju mund të gjeni markat më të njohura të modës, aksesor të ndryshëm për ju dhe shtëpitë tuaja, banka, bare, agjensi udhëtimi etj. Enternal ka realizuar punimet e brendshme te saj.

 

QTU

Qendra e parë tregtare në Shqipëri i hapi dyert e saj në 1Tetor të vitit 2005. Kjo qendër zë një sipërfaqe prej 47,000m2 në total dhe zotëron rreth 85 dyqanë, zyra, korridore dhe rreth 1,000 vendeparkimi, ku 600 prej tyre janë të mbuluara. Projekti është dizenjuar nga një studio projektimi austriake e cila ka një eksperiencë të gjatë në projektimet moderne të qendrave tregtare. Qendra është ndërtuar në bashkëpunim me kompani të huaja.

 

Sheraton

I vetmi hotel me pese yje ne Shqiperi i menaxhuar nga kompani nderkombetare. I pozicionuar midis dyqanesh dhe kompleksesh argetimi ne zemer te Tiranes, ky hotel ndodhet gjithashtu edhe po aq prane ambasadave dhe bizneseve me kryesore te vendosura ne qytet. I perbere nga 151 dhoma, kinema, palester, spa, bare, dhe restorante me kuzhine te shumellojshme nderkombetare si dhe tradicionale. Kompania Enternal ka relizuar punimet e brendshme dhe lyrjen ne fasade.

 

Hotel Adriatik Durres

Dikur një ëndërr për shqiptarët, tashmë tërësisht i rinovuar, hotel "Adriatik", përfaqëson një kompleks të stilit modern me pesë yje, të hapur për këdo që priret të shijojë shërbimin e mrekullueshëm me një vendndodhje perfekte. Vetëm 25 minuta larg kryeqytetit dhe Aeroportit Nënë Tereza, me pamje nga deti, me dy restorante, bare dhe komoditete të tjera, Hotel Adriatik është vendi ideal si për pushime ashtu edhe për biznes. Hoteli ka 69 dhoma. dy restorante dhe bare. Enternal ka realizuar punimet e brendshme dhe te jashtme te hotelit.